STATISTIKA/ Lojtarët nga të cilët ka përfituar më së shumti asistime Ronaldo
Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari që ka shënuar më së shumti gola në histori të futbollit me mbi 750 gola.

Cristiano Ronaldo me golin e tij kundër Napolit në Superkupën e Italisë, shënoi golin e 760 dhe la më pas Josef Bican i cili kishte shënuar 759 gola në karrierën e tij.

Por, cili lojtar e ka ndihmuar më së shumti portugezin që të shënojë gola? Lista mund t’ju befasojë, nuk është Mesut Ozil, edhe pse gjermani ka pasur ndikim tejet të madh në karrierën e Ronaldos.

Edhe vet Ronaldo kishte thënë se Ozil e kuptonte lojën e tij, edhe madje e kishte cilësuar si njërin nga lojtarët më të mirë që ka pasur në ekip.

Sipas "90Min Football", Karim Benzema është lojtari që i ka dhuruar më së shumti asistime 35 vjeçarit. Benzema dhe Ronaldo kanë luajtur bashkë 342 ndeshje, nga të cilat portugezi ka përfituar 47 asistime.

Vendin e dytë e zë, Gareth Bale, ku në 157 ndeshje ka dhuruar 32 asistime. Vendi i tretë është Mesut Ozil, ku në 149 ndeshje ka dhuruar 31 asistime për Ronaldon.

Vendi i katërt ëshë Di Maria me 25 asistime në 166 ndeshje dhe pozita e gjashtë është Marcelo ku ka dhuruar 25 asistime në 322 ndeshje.

Vendi i fundit është Ryan Giggs, edhe pse është pensionuar dhe ishin bashkëlojtarë me portugezin 12 vite më parë, ai figuron si njëri nga asistuesit më të mirë. Giggs ka dhuruar 20 asistime në 204 ndeshje.

Lista e plotë e futbollistëve me më së shumti asistime për Cristiano Ronaldon./
Shtuar më 01/02/2021, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori