Stërvitja e parë me Realin, Hernandez: Një ëndërr (FOTO LAJM)

Pëlqej
Javier Hernandez ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me Real Madrid. Ish sulmuesi meksikan i Manchester United u huazua për një sezon në "Santiago Bernabeu", me opsionin transferimin përfundimtar verën e ardhshme. Anglezëve u kanë shkuar 2 milionë euro për huazimin dhe United do të kërkojë 20 milionë për shitjen e plotë të kartonit.

"Është një ëndërr!", u shpreh Chicharito për transferimin te kampionët e Europës, që nuk mundën dot të firmosnin me Falkaon, pasi ai shkoi në ish-klubin e meksikanit.

"Askush nuk mund ta mohojë që të luash këtu, në një klub si Real Madrid. Është një ëndërr! Kam ardhur këtu për të lënë shenjën time. Do të jap më të mirën për të fituar një vendi titullari dhe ndihmuar skuadrën që të jetë më e suksesshme", shtoi meksikani.

27- vjeçari mezi po pret që të zbresë në fushë dhe të luajë në të ashtuquajturin derbin më të rëndësishëm të planetit. Por ai nuk merr spaletat e një lideri, sepse ka ardhur për të bërë rezervën e luksit, edhe pse premton se do të luftojë për t’i ndryshuar mendim Ancelottit: "Unë nuk e kam menduar kurrë që do të zbres në fushë dhe shënoj që në ndeshjen e parë. Për mua është një shans dhe dua ta shijoj duke luajtur futboll këtë aventurë. Ancelotti? Nuk pata shansin të flas gjatë me të, por vetëm u përshëndetëm. Premtimi? Nuk kam thënë kurrë që premtoj gola, sepse golat vijnë si rrjedhojë e lojës së skuadrës. Ajo që ka rëndësi, është të fitojë Reali, pavarësisht se kush shënon. Pavarësisht karakteristikave të mia fizike, unë u përshtata në Premier Ligë. Shpresoj të adaptohem edhe këtu". /albeu.com/



Shtuar më 02/09/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori