Stërvitja e veçantë e portierëve të Tiranës me top tenisi (FOTO)

Klubi i Tiranës ka postuar në faqen e Facebook momente nga seancat stërvitore në Zlatibor, duke pasqyruar mënyrën se si trajneri i portierëve, Emanuel Egbo, përgatit gardianët e bardhebluve.

Egbo përdor stërvitjen me topa tenisi, duke vënë në prove reflekset e Edvan Bakajt dhe Ilion Likës.

“Trajneri i portierëve Emanuel Egbo e praktikon shpesh një seancë të tillë në stërvitje për të përmirësuar reflekset e portierëve bardheblu. Diçka të tillë e kë bërë sërish në Zlatibor duke e bërë Bakajn dhe Likën të provojnë veten në portë me topa tenisi dhe jo me topa futbolli.

Një seancë e vështirë për të dy portierët bardheblu që janë detyruar të bëjnë mrekulli për të mos lejuar topin e vogël të përfundojë në rrjetë”, shkruhej në këtë postim të Tiranës.

Një stërvitje e tillë nuk është një shpikje e Egbo, pasi portierë të njohur si Çeh, Navas apo Stekelenburg e aplikojnë atë prej disa vitesh.
Shtuar më 23/07/2016, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori