Studimi: Ja ekipet që përdorin më shumë lojtarë të akademisë (FOTO LAJM)

BARCELONA - 2415 minuta
Pëlqej
FC Barcelona vazhdon të jetë në krye të shumë klasifikimeve. Klubi blaugrana ka përdorur gjatë këtij fillim sezoni disa futbollistë të akademisë së saj "La Masia", si në La Liga ashtu edhe në ndeshjen e parë në Champions League kundër Apoel Nicosia. Një studim më i fundit i "Esteve Calzada" tregon se është pikërish klubi katalanas ai që ka përdorur më shumë futbollistë të akademisë gjatë viteve të fundit, plot 2415 minuta prej sezonit 2010-2011.

Më të fundit që ka përdorur Luis Enrique janë Munir, Samper dhe Sandro, ndërsa pas tyre vjen Bayern Munchen me gati 1000 minuta më pak se Barcelona.

Podin e mbyll Arsenal, i ndjekur nga Manchester Unite dhe Real Madrid, ndërsa në Serie A Milan dhe Juventus kanë minutazh të barabartë, 270 minuta. /albeu.com/

Shtuar më 19/09/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori