Suarez turpëron David Luiz, plas gallata në web (FOTO LAJM)

U fut në fushë pas dëmtimit të kapitenit Thiago Silva, me shpresën se mund të ndryhonte rrjedhën e lojës, por jo vetëm që nuk e bëri diçka të tillë por zhvilloi një prej ndeshjeve më të dobëta në karrierën e tij.

Po flasim për brazilianin e PSG-së David Luiz, i cili ra "pre" e klasit të Luis Suarez. Në të dy golat e shënuar, sulmuesi i Barcelonës ia kaloi topin mes këmbëve brazilianit duke e kaluar në një mënyr shumë të lehtë, përcjell Portali Albeu.

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin talljet me David Luiz, i cili ndoshta i ka bërë drejtuesit e PSG-së të pendohen për dhjetërat milionët e shpenzuar. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori