Suedi-Portugali, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Arbitri i ndeshjes, anglezi Howard Webb
Përfaqësuesja e Suedisë rrezikon të mbetet jashtë finaleve të një botërori për të dytin edicion radhazi dhe në takimin e kthimit skandinavët ndaj Portugalisë duhet të përmbysin disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë. Të premten në mbrëmje për shumë kohë luzitanët u dukën të frustruar nga taktika e përzgjedhur nga trajneri Erik Hamren, deri në atë pikë sa u mendua se sfida po i drejtohej një barazimi pa gola, sidoqoftë diferencën e bëri Cristiano Ronaldo, pikërisht lojtari më i rrezikshëm i skuadrës portugeze, i cili zhbllokoi ndeshjen 8’ përpara mbylljes së takimit me një zhytje me kokë, pothuajse identike me atë me të cilën Paolo Rossi 31 vjet më parë shënoi në finalen e madhe ndaj Republikës Federale Gjermane.

Ndërsa sot në mbrëmje Suedia e Zlatan Ibrahimoviç i ka të gjitha mundësitë të kërkojë përmbyjen dhe kualifikimin për në "Brazil 2014". Në "Friends Arena" të Stokholm, nën drejtimin e anglezit Howard Webb Ibra dhe CR7 do të tentojnë të çojnë skuadrat e tyre në Botëror, ose do t'iu duhet ta shohin nga televizioni. /albeu.com/


FORMACIONET E MUNDSHME:


SUEDIA : Andreas Issakson ; Lustig , Nilson , Antonsson , Olsson ; Ekdal, Durmaz , Wernbloom, Larsson ; Elamander , Zlatan Ibrahimovic.

PORTUGALIA : Rui Patricio ; Joao Pereira ,Pepe , Bruno Alves , Fabio Coentrao ; Mouthinho , Veloso , Josue ; Nani ; Postiga ; Cristiano Ronaldo.
Shtuar më 19/11/2013, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori