Sulmuesit e Milan debutojnë me gol, po Torres? (FOTO LAJM)

Marco Van Basten - Milan vs Bari 5-0, 23 Gusht 1987
Pëlqej
Fernando Torres pritet të bëjë sot në mbrëmje debutimin e tij në Serie A në ndeshjen Parma-Milan. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", të gjithë bomberat që kanë ardhur te kuqezinjtë kanë mundur të shënojnë që në ndeshjen e tyre të parë.

Marco Van Basten, bashkë me Gullit, shënoi që në ndeshjen e tij të parë në Kupë kundër Barit në vitin 1987. Edhe George Weah realizoi në vitin 1995 në fitoren 2-1 ndaj Padovas. Me gol nisi edhe debutimi i Andriy Shevchenkogjeti rrugën e rrjetës ndaj Lecces në vitin 2010.

Me gol e nisën edhe Alexandre Pato (ndaj Napolit) dhe Mario Balotelli (ndaj Udineses). Por a do të bëjë të njëjtën gjë edhe Torres? Të presim e të shohim.../albeu.com/

Shtuar më 14/09/2014, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori