Super formacion të frikshëm, ja si do luajë Chelsea sezonin e ardhshëm (FOTO LAJM)

Chelsea po mendon që të sfidojë Liverpoolin dhe Manchester City për titullin e Premier League në sezonin e ardhshëm.

Lodinezët janë duke punuar shumë në afatin e transferimeve të kësaj vere, ku tashmë kanë siguruar dy lojtarë të rinj.

Hakim Ziyech nga Ajaxi e Timo Werner nga Rasenball Sport Leipzig, janë dy transferimet e Chelseat së fundmi, por në listën janë edhe disa të tjerë.

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit londinez që të bëhen edhe tri transferime të reja, për të kompletuar formacionin e tij për sezonin 2020/21.

Andre Onana i Ajaxit, Declan Rice i West Hamit dhe Ben Chilwell i Leicesterit, janë dëshirat e tjera të trajnerit të Chelseat.

Me këto transferime, skuadra londineze mund të thuhet se do të jetë në garë për titullin e Ligës Premier.
Shtuar më 29/06/2020, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori