E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Super-tifozja e Milan: Do dilja për darkë me Balotellin (FOTO LAJM)

Claudia Romani nuk e ka fshehur asnjëherë skuadrën e saj të zemrës. Modelja 31-vjeçare italiane, e lindur në L'Aquila, është tifoze e flaktë e Milanit. Modelja e Maxim dhe GQ ka pozuar me fanellën e "Djallit" dhe mesa shihet në foto ndjehet shumë mirë si "kuqezi".

Ajo ka vizituar disa herë edhe qëndrën stërvitore të Milanellos ku ka realizuar edhe një set forografish, një pjesë të së cilave mund ti gjeni edhe në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Në një intervistë për "Corriere dello Sport", bukuroshja italiane është shprehur se "Shumë futbollistë janë munduar të më afrohen por unë nuk io ze besë". Më pas ajo deklaroi se dikur bënte tifo për Paolo Maldinin, ndërsa tani do të dilte me kënaqësi për darkë me Mario Balotellin.

Në vitin 2006 Claudia Romani është përzgjedhur mes 100 femrave më sexy në botë. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori