Superkupa, ja Top 11 i Real Madrid (FOTO LAJM)

Iker Casillas
Pëlqej
Në Cardiff për të fituar Superkupën e Europës. Ky është synimi i qartë i Carlo Ancelottit. Dhe nëse sheh formacionin e mundshëm me të cilin pritet të nisë ndeshjen Real Madrid e kupton më së miri këtë gjë.

Italiani pritet ti besojë portën veteranit Iker Casillas, ndërsa para tij do të jetë katërshja e mbrojtjes: Carvajal, Pepe, Ramos dhe Coentrao.

Artileria e rëndë qëndron në mesfushë dhe sulm, aty ku do të mund të shohim Kroos, Modriç, Bale, Rodriguez, Ronaldo dhe Benzema.

Real Madrid-Sevilla luhet nesër në ora 20:45 dhe pas sukseseve në Champions dhe Europa League Superkupa e Europës do të jetë trofeu i parë sezonal për të dy ekipet spanjolle. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori