Superkupa: Real-Sevilla, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Real Madrid (4-2-3-1)
Pëlqej
Sot fillon zyrtarisht epoka e Real Madridit post Lisbonë, dhe klubi mbretëror ka menjëherë shansin për të celur sezonin e ri me një tjetër trofe, bëhet fjalë për Superkupën Europiane, një kompeticion që ekipi madrilen ia ka dalë mbanë ta fitojë vetëm një herë në histori.

Përballë skuadra e Carlo Ancelottit do të ketë një tjetër ekip spanjoll, Seviljen e Unai Emery, që paraqitet në këtë event me statusin e fitueses së Europa League. Ekipi andaluzian mundi në Torino Benfica-n vetëm pas ekzekutimit të 11-metërshave, ndërsa Reali koleksionoi më në fund “La decima”-n, duke fituar derbin madrilen përballë Atleticos së Diego Simeones, sfidë ku mbretërorët u shpëtuan vetëm në 93’ nga një gol i Sergio Ramos.

Që nga mbrëmja e 24 majit në stadiumin “Da Luz” gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm dhe diferencat ndërmjet këtyre dy klubeve tashmë janë zgjeruar akoma më tepër.


Nga Sevilla është larguar futbollisti më i vlefshëm, kroati Ivan Rakitiç që shfrytëzoi pa humbur kohë rastin për t’u transferuar te Barcelona, ndërkaq afrimi i vetëm i rëndësishën konsiderohet ish-sulmuesi i Celta Vigos Iago Aspas, i cili u rikthye në Spanjë pas një sezoni të errët në radhët e Liverpoolit.

Në krahun tjetër sikur të mos mjaftonte ekipi që kishin në dispozicion drejtuesit e Realit preferuan të afrojnë të tjerë lojtarë të rëndësishëm, si kampionin e botës Toni Kroos, portierin e Kosta Rikës Keylor Navas si dhe golashënuesin më të mirë të Kupës së Botës, kolumbianin James Rodriguez.

Ancelotti ka deklaruar se dëshiron ta fillojë takimin me tre lojtarët debutues, me të vetmin ndryshim se këtu trajneri italian nuk ka parasysh portierin Keylor Navas por sulmuesin francez Karim Benzema. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori