Superkupa, Reali udhëton drejt Cardiff-it (FOTO LAJM)

Pëlqej
Skuadra e Real Madrid është nisur paraditen e sotme drejt Cardiffit, aty ku nesër në mbrëmje do të luajë finalen e Superkupës së Europës kundër Sevillas.

Kampionët e Europës lanë sot aeroportin e Madridit me në krye teknikun Carlo Ancelottin me synimin e vetëm: fitimin e titullit të parë sezonal.

Me skuadrën "Los Blancos" kanë fluturuar edhe prurjet e reja: Keylor Navas, Toni Kroos dhe James Rodriguez.

Real Madrid-Sevilla luhet nesër në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori