Superkupa: Skënderbeu-Flamurtari, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

SKËNDERBEU
Pëlqej
Sot në ora 19:00 Stadiumi "Qemal Stafa" mirëpret Superkupën e Shqipërisë, Skënderbeu-Flamurtari. Kampionët e vendit dhe fituesit e Kupës së Republikës do të testojnë veten në vigjilje të sezonit të ri në Superligë.

Rivaliteti mes dy klubeve dhe tifozerive është i madh ndaj dhe pritet një atmosferë e nxehtë në stadium.

Kjo finale do të hyjë në histori si ndeshja e parë në futbollin shqiptar në të cilën do të përdoren arbitrat pas portës. Për të rritur cilësinë e gjykimit në një ndeshje të këtij niveli, për më tepër në një duel të tillë që gjithmonë është shoqëruar me polemika, FSHF ka programuar që në sfidën e sotme në "Qemal Stafa" të mos jenë 4 por 6 gjyqtarë. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori