Superliga, Top 11 i javës (FOTO LAJM)

Erlind Selimaj - Vllaznia
Pëlqej
Kukësi dhe Teuta janë skuadrat më të përfaqësuara në formacionin më të mirë të javës së 6 të përpiluar nga redaksia e "Sport News". Në 11-she me rreshtimin taktit 3-4-1-2 janë të përfshira 6 skuadra të kampionatit, gjë që tregon për ekuilibrin që ekziston këtë sezon.

Në portë vendin e titullarit në formacionin e javës e zë shkodrani Erlind Selimaj, që jo vetëm priti një penallti ndaj Elbasanit por evitoi çdo rrezik të kundërshtarit në portën e tij.

Reparti i mbrojtjes prezantohet nga futbollistët e tre skuadrave të ndryshme. Besnik Krasniqi i Teutës me paraqitjen e tij dhe golin e shënuar ndaj Skënderbeut vendoset në të djathtë. Në qendër është Renato Malota, që ndaj Apolonisë bëri një paraqitje të mirë duke lënë në hije dyshen sulmuese të fierakëve Rajkoviç-Canka. Në të majtë vendoset sërish mbrojtësi i Partizanit Ardian Cuculi që bëri një tjetër paraqitje të mirë në derbi.


Në mesfushë konkurrenca ka qënë e lartë, teksa në të djathtë është përzgjedhur mesfushori i Partizanit Idriz Batha, dhe në të majtë Ardit Peposhi i Teutës. Në qendër pas paraqitjeve në fushë janë Ervin Bulku i Tiranës dhe Besar Musolli i Kukësit që kompletojnë repartin e mesfushës.

Përpara tyre dhe pas dyshes së sulmit vendoset Marko Cetkoviç i Laçit, një nga futbolsitët më të mirë në fushë në përballjen me Flamurtarin.

Dyshja e sulmit i takon golashënuesve me Pero Pejiç të Kukësit dhe James të Laçit, që jo vetëm rezultuan deciziv për skuadrat e tyre por krijuan volum të madh loje.

Trajneri më i mirë i javës shpallet Hasan Lika i Teutës që udhëhoqi skuadrën në fitoren e pastër 2-0 ndaj kampionëve të Skënderbeut. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori