Surprizon ish e dashura e Ronaldos, blen skuadër futbolli dhe jep premtime të mëdha (FOTO LAJM)

Modelja kiljane e revistës "Playboy", Daniella Chavez, e cila në të shkuarën është komentuar për lidhjen me Cristiano Ronaldon, i ka surprizuar të gjithë, teksa ka vendosur të blejë një skuadër futbolli të Rancagua Sur që milioton në kategorisë e tretë në Kili.

34-vjeçarja seksi, e cila numëron 13 milionë ndjekës në “Instagram” ka bërë premtimin e madh për të çuar skuadrën që ajo ka blerë në elitën e futbollit kilian.

"Së shpejti ata do të shkojnë në kategorinë kryesore të futbollit kilian. Një sfidë ndryshe, por një sfidë e bukur, sepse është një pjesë e qytetit tim. Ne do të japim gjithçka", ka shkruar modelja.

Kujtojmë që në vitin 2015, Daniella Chavez, bëri bujë me deklaratën e saj, teksa pretendoi se kishte fjetur me cristiano Ronaldon, teksa ylli portugez ishte në lidhje me Irina Shayk.

Shtuar më 24/07/2020, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori