Suzana fanseve të Xhakës: S'do merrni kurrë atë që kam marrë unë prej tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pak ditë më parë Portali Albeu shkroi për një lidhje të mundshme mes bukuroshes kosovare Suzana Tahiri dhe futbollistit të Zvicrës Granit Xhaka. Arsyeja ishte e thjeshtë: fotot e shumta që biondja publikon në profilin e saj në Facebook.

Përveç një simpatie të shprehur publikisht Suzana duket se kërkon të shkojë më tej. Gjatë grumbullimit të fundit të kombëtares helvete shqiptari u rrethua nga shumë fanse, të cilat përveç autografeve dhe fotografive nuk nguruan ta puthnin kosovarin. Por kjo gjë nuk i bën shumë përshtypje Suzanës, e cila tha për "Albeu.com" se ato nuk do të mund të marrin kurrë atë që ka marrë ajo nga Graniti.


"Nuk iu friksohem fanseve Granitit, nuk do të marrin kurrë atë që kam marrë unë prej tij", tha Tahiri për Portalin Albeu.com.

Tani pritet reagimi i Granit Xhakës.../albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori