Swapna Barman, atletja me 12 gishta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duhet të ndjekësh ëndrrën tënde pavarësisht vështirësive. Këtë gjë ka bërë edhe Swapna Barman, vajza 18-vjeçare indiane, e cila pavarësisht një anomalie gjenetike, ka vendosur të vazhdojë sportin. Madje në disa pjesë të vendit të saj kjo anomali quhet edhe si shenjë fati.

Swapna ka lindur em gjashtë gishta në të dyja këmbët dhe kjo e pengon të gjejë këpucët apo çorapet e duhura. "Nuk është e lehtë për mua, por nuk shqetësohem. Duhet të përqëndrohem te objektivat që më ka dhënë trajneri", shprehet 18-vjeçarja.

Pasi ka arritur një sërë suksesesh në disiplinën e kërcimit së larti, këtë vit ajo do të përfaqësojë Indinë në Lojërat Aziatike. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori