Talibanët kërkojnë të vrasin djaloshin që takoi Messin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Familja e një djaloshit afgan, i cili bëri famë jetëshkurtër interneti pasi u fotografua në një fanellë në improvizuar nga një qese plastike në ngjyra të heroit të tij, sulmuesit argjentinas Lionel Messit, është detyruar ta braktisë shtëpinë pas një sulmi taliban.

Murtaza Ahmadi, tani 7 vjeç, pushtoi mediat botërore dy vite më parë kur vëllai i tij ia bëri një fanellë nga një qese plastike kaltërebardh, dhe i shkroi emrin dhe numrin 10 të Messit.

Fama e tij e papritur ia siguroi atij një takim me heroin e vet, por i shkaktoi edhe probleme familjes së tij, anëtarëve të minoritetit etnik Hazara nga rrethina Joghori në provincën qendrore të Ghaznit.

Murtaza u bë i famshëm nëpër botë, por tani ne nuk jemi në gjendje të ecim të lirë apo të shkojmë kudo. Murtaza dhe fëmijët e mi tjerë nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollë”, ka thënë nëna e tij, Shafiqa Ahmadi, në Kabul, ku janë duke qëndruar ata.

“Gjatë natës, disa burra të dyshimtë silleshin përreth shtëpisë sonë dhe kur talibanët e sulmuan fshatin tonë, ne vendosem të ikim”, tha Ghazni.

Talibanët e sulmuan qytetin Ghazni në gusht dhe tani luftime të intensifikuara po bëhen në Joghari, duke i detyruar mijëra persona të largohen.

“Situata e sigurisë nuk është e mirë dhe kam frikë të dal jashtë. Dua të bëhem futbollist si Messi dhe dua të jem në gjendje të shkoj në shkollë”, tha Murtaza.
Shtuar më 08/12/2018, ora 21:45
CR7
e Shtunë 8 Dhjetor 2018, Ora 23:16
Përralla për fëmijë
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori