Tashmë që gjërat dolën sheshit, Rudina Dembacaj publikon mesazhet me Mark Frrokun (FOTO LAJM)

U mundua ti rezistonte mediave, por Rudina nuk ja doli tw mbante tw fshehtw lidhjen e saj me ish-deputetin, Mark Frroku.

Pasi e bwri publike moderatorja duket se u bw shumw entuziaste dhe postimet me partnerin e ri nuk kan tw ndalur.

Ajo ka postuar në instastory mesazhet që shkëmben me Frrokun, ku duket se ka dhe një debat se kush është shefi në marrëdhënien mes tyre.

Pavarësisht këmbënguljes së Dembacajt, për të thënë se ajo është shefja, duket se të paktën në biznes udhëzimet e qarta i jep Marku.

Tashmë moderatorja menazhon një prej biznesve të familjes Frroku, duke i ndryshuar dhe emrin dhe arredimin një lokali që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

Megjithatë duket se Frroku, pavarësisht besimit te partnerja e tij, e ka më të fortë nuhatjen në biznes.

Nga ana tjetër disa ditë më parë çifti ka ndarë edhe foto nga pushimet e tyre, ndërsa u pasua nga një mesazh i çuditshëm nga ish-burri i Dembacajt, i cili postoi një foto me alkool dhe armë në rrjetet sociale.

Shtuar më 23/01/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori