Tavecchio president i FIGC, ja 6 emrat për stolin e Italisë (FOTO LAJM)

Alberto Zaccheroni
Pëlqej
Me emërimin e Carlo Tavecchios në krye të Federatës Italiane të Futbollit, pasurohet edhe lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e kombëtares së kaltër. Kur duhen edhe tre javë nga miqësorja kundër Holandës dhe sfida e parë eliminatore kundër Norvegjisë, presidenti i ri duhet të nisë menjëherë punën për të gjetur pasuesin e Cesare Prandellit dhe sipas zërave të orëve të fundit, rruga të çon drejt Alberto Zaccheronit dhe Marco Tardellit.

Ish-tekniku i Japonisë është më i preferuari për Tavecchion dhe në rast se ai emërohet në krye të stolit, Tardelli nuk do të ngelet me duar bosh pasi plani është që të emërohet zëvendës i tij.

Nga ana tjetër, "Gazzetta Dello Sport" ka një emër tjetër në listë. Ai është Antonio Conte që sipas të përditshmes, ka nisur gjithashtu kontaktet me kreun e federatës. Ish-juventini ka kërkuar disa orë kohë për të marrë një vendim.

Gjithsesi, nuk duhet nënvleftësuar as Francesco Guidolin, por edhe Roberto Mancini që ka humbur shumë terren gjatë ditëve të fundit, ndërsa Antonio Cabrini mbetet alternativa më pak e vlerësuar. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori