Të drejtat televizive, sa përfitojnë klubet angleze (FOTO LAJM)

Manchester United - 60,813,999 milionë paund
Futbolli nuk luhet vetëm në fushë por edhe jashtë tij. Duke filluar nga stadiumi, tifozët, sponsorët e deri te të drejtat televizive. Kjo e fundit është një burim shumë i mirë të ardhurash për klubet e futbollit e mbi të gjitha për ato me emër në arenën e futbollit.

Premier League i ka publikuar tashmë përfitimet nga këto të drejta. Manchester United, kampioni i ri i Premier League-s është klubi që ka përfituar më shumë, të ndjekur nga Manchester City, Arsenal, Tottenha, Liverpool dhe Chelsea.

Ndërsa Queens Park Rangers, skuadra që investoi shumë në merkato por në fund ra në Championship, është edhe skuadra me më pak të ardhura nga të drejtat televizive.

Në total, të gjitha klubet e Premier League kanë përfituar plot 972,165,620. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori