Të mëdhenjtë e Europës kërkojnë Steven Gerrard (FOTO LAJM)

REAL MADRID
Steven Gerrard njoftoi sot se në përfundim të sezonit do të largohet nga Liverpool dhe që tani kanë nisur zërat për të ardhmen e tij. Kapiteni legjendar i "The Reds" pëlqehet shumë në SHBA, Lindjen e Mesme dhe Japoni, por nuk mungojnë ofertat edhe nga Europa, e për më tepër nga klubet më të mëdha.

Carlo Ancelotti i ka hapur derën për transferimin te Real Madrid. Tekniku italian është shprehur disa herë se Gerrard do të ishte futbollisti që do të donte ta kishte në skuadër, dhe mundësia ja ku i erdhi.

Edhe Pep Guardiola e do anglezin te Bayern Munchen. Për teknikun katalanas, Gerrard është ndërtuesi i futbollit modern dhe mesfushori më i kompletuar në botë.


Në Serie A përflitet për dy ekipe: Milan dhe Roma. Kuqezinjtë kanë vite që e kanë shprehur admirimin për të, ndërsa verdhekuqtë mund të përdorin kartën Totti. Kapiteni i Romës është një prej admiruesve më të mëdhenj të Gerrard, ndërsa Rudi Garcia do ta shfrytëzonte anglezin si zëvëndësues të Kevion Strootman, i cili mund të largohet në fund të sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori