Të qeshura dhe përqafime, ja si stërvitet Napoli (FOTO LAJM)

Napoli duket se e kanë lënë pas krahëve barazimin e fundit në shtëpi përballë Genoas dhe rezultatet e dobëta të ndeshjeve të fundit. Këtë e tregon më së miri stërvitja e sotme e skuadrës së Rafa Benitez, që nesër pret në "San Paolo" Swansea City-n, ekipi me të cilin barazuan një javë më parë në ndeshjet e 1/32 të Europa League.

Futbollistët kanë qënë në humor shumë të mirë dhe e gjithë seanca stërvitore është përshkruar nga të qeshura dhe përqafime të shumta mes tyre.

Nuk kanë munguar as shqiptarët Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori