Nuk po shkon aspak mirë karriera e Xherdan Shaqirit në Angli me Stok Siti dhe një karrierë që ka ardhur gjithnjë në rënie nga Bazel, Bayern, Inter dhe tani tek
Stoke.
Vetëm në 11 ndeshje ka luajtur për
Stoke në këtë sezon Shaqiri dhe tifozët e shohin tashmë si një blerje të dështuar
Shaqirin, i cili edhe sot nuk luajti ndaj Shefildit në ndeshjen e Kupës.
Madje tifozët e Stokes kanë arritur deri aty sa ta ironizojnë futbollistin e kombëtares zvicerane në
foto të ndryshme dhe madje e krahasojnë me Shakirën.
Shtuar më 02/12/2015,
ora 09:17