Telashe për Ronaldon, rikthehet çështja e përdhunimit të Kethrin Majorga
Duket se Cristiano Ronaldo do të përballet me telashe të reja në horizont. Portugezi akuzohet nga Kethrin Majorga për një përdhunim të kryer nga portugezi në 2009.

35-vjeçarja ka paditur portugezin dhe sipas asaj që raporton "Mirror", avokatët e saj kanë filluar "gjuetinë".

Policia amerikane ka rihapur hetimin e 2009-ës dhe që nga ai moment avokatët e Ronaldos bënë gjithçka për të fshehur vendbanimin e tij në Torino, por tani është në dorë të prokurorisë të zbulojë se ku jeton Ronaldo.

Në këtë mënyrë, ai mund të paditet. Avokatët e Majorgës kontaktuan policinë italiane për të dorëzuar thirrjen për në gjykatë, te cila do të dërgohet brenda disa javësh me postë.

Deri tani Ronaldo e ka mbrojtur veten nga këto akuza duke i mohuar, por nëse thirrja mbërrin ai do të detyrohet të shkojë në gjykatë për të mbrojtur veten.

"Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas. Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj.

"Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. "Dhe së pari, unë u lidha me të."
Shtuar më 24/05/2019, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori