Tevez, goli i dedikohet lagjjes në Buenos Aires (FOTO LAJM)

Carlos Tevez shënoi dje në mbrëmje përballë Lazios golin e katërt për bardhezinjtë dhe golin e tij të dytë në dy javë kampionat. Pas golit tre-pikësh që shënoi një javë më parë në Genova përballë Sampdorias ish sulmuesi argjentinas i Manchester City shënoi edhe dje në debutimin e tij në "Juventus Stadium".

Goli erdhi në minutën e 80 duke fiksuar rezultatin final 4-1, ndërsa dedikimi ishte me të vërtetë i veçantë: Tevez ia dedikoi golin e tij lagjes së tij në Buenos Aires, Fuerte Apache ose siç njihet ndryshe Ejercito de Los Andes, një prej getove të kryeqytetit argjentinas. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori