Tifogrupi i Tiranës: Dita më e mirë për klubin do të jetë dita kur ju të largoheni, nga i pari tek i fundit!
Pas humbjes 3-1 ndaj Kukësit, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, ka reaguar nëpërmjet një deklarate në Facebook.

Ata i “përvishen” presidentit të Tiranës, Refik Halili, “pseudostafit të pseudoklubit të tij”, siç e quajnë ata, por edhe tifozëve, të cilët i etiketojnë pa kurrfarë identiteti bardheblu. Më poshtë, reagimi i plotë.

Refik Halili, pseudostafi i pseudoklubit të tij, lojtarët totalisht amator pa kurrfarë identiteti bardhë e blu dhe pa kurrfarë gjaku, janë me të vërtetë TURPI dhe MALLKIMI I TIRONES!

Ne mbështesim emrin, ngjyrat, traditën dhe historinë bardhë e blu!
Ju jeni ata qe po i shkatërroni të gjitha!

Dita më e mirë për Tironën do të jetë dita kur ju të largoheni, nga i pari tek i fundit!

AMATOR!
Shtuar më 02/09/2018, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori