Tifozat e Manchester City irritohen me fanellën e re (FOTO & VIDEO)


Edicioni i limituar i fanellave të Manchester City-t, e prodhuar nga Nike, nuk është pritur mirë nga shumica e tifozëve të ekipi.

Fanella, e cila është një bashkim i nëntë fanellaveCity ka veshur gjatë gjashtë viteve të fundit me partnerët e Nike, është veshur nga Foden, Stones dhe De Bruyne në një postim në rrjetet sociale.

Partneriteti i City-t me Nike do të përfundojë në fund të sezonit, me Puma që do të bëhet prodhuesi i ri i fanellave të Qytetarëve duke filluar nga sezonit tjetër.

City ka arritur marrëveshjen me vlerë mbi 700 milionë euro me kompaninë gjermane gjatë shkurtit.

Për të festuar fundin e një bashkëpunimi të suksesshëm, Nike ka prodhuar këtë fanellë të veçantë, e cila nuk është pritur mirë nga tifozët në Twitter.

Tifozat e Manchester City irritohen me fanellën e re (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 25/03/2019, ora 19:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori