Tifozët e Arsenal akuzojnë Kim Kardashian për mungesën e Mkhitaryan në finale (FOTO LAJM)

Henrikh Mkhitaryan do të mungojë në finalen e Europa League mes Arsenal dhe Chelsea, për shkak të prejardhjes armene të futbollistit, i cili është i rrezikuar të shkojë në Baku të Azerbajxhanit, për shkak të konfliktit ushtarak dhe politik mes këtyre dy shteteve.

Tifozët e Arsenal nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, duke u ndjerë të tradhtuar që një lojtar i tyre privohet të marrë pjesë në një finale të tillë, vetëm për shkak të një vendimi të UEFA-s për ta zhvilluar finalen në shtetin azer.

Gjithsesi tifozët e "Gunners" i janë vërsulur edhe modeles së njohur Kim Kardashian, duke e cilësuar si të turpshëm qëndrimin e saj për këtë çështje.

Kim është me origjinë nga Armenia dhe ajo e di shumë mirë situatën, prandaj tifozët kanë pritur për ditë me radhë që modelja të lëshojë së paku një postim në rrjetet sociale, ku shumë institucione dhe njerëz do të ishin vënë në lëvizje për këtë rast dhe futbollisti armen do të ishte bindur për të luajtur në atë finale.

"Ju heshtni për çështjen e Mkhitarya, i cili nuk do të luajë në finale të Europa League? Ju jeni një turp për vendin tuaj."

"Shumë i zhgënjyer nga Kardashianët për këtë."

"Në djall të vejë kjo. Ajo ka ndikim. Nëse ju keni Twitter bëjeni atë të vetëdijshme. Vazhdoni ta godisni atë", këto janë disa nga mesazhet që tifozët kanë nisur në drejtim të Kim Kardashian.
Shtuar më 22/05/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori