Tifozët e Arsenalit sulmojnë Xhakën: Gabimet e tij prej kalamani po na kushtojnë shumë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tifozët e Arsenali përsëri e kanë sulmuar ashpër mesfushorin kosovar Granit Xhakën, duke e kritikuar ashpër, siç thonë, për gabimin themelor prej kalamani në humbjen ndaj West Hamit.

Ndër aspektet pozitive të Arsenalit këtë sezon ka qenë partneriteti i tij i shkëlqyer me Lucas Torreiran në mesfushë, por Xhaka vazhdon të mbetet pronë e gabimeve të pafalshme që shpesh i kushtojnë me humbje “Topçinjve”.

Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e sotme ndaj rivalit londinez, West Ham United. Në minutën e 48', kur Felipe Anderson harkoi një top në zonë, Xhaka u duk në pozitë të përkryer për ta larguar topin dhe rrezikun.

Në vend se ta largonte topin nga zona, Xhaka zgjodhi t’ia pasojë topin me kokë bashkëlojtarit Sead Kolasinac. Topi shkoi te Samir Nasri, i cili e pasoi atë te Declan Rice, që shënoi golin e fitores për vendasit, duke i tërbuar tifozët e Arsenalit.

Tifozët e klubit londinez kanë shkruar në Twitter kundër Xhakës, duke e mbajtur përgjegjës për humbjen e së shtunës.

Disa nga statuset e tifozëve të Arsenalit në Twitter:

“Ne nuk do të arrijmë asgjë, derisa këta lojtarë s’i mësojnë elementet themelore si të mbrohesh. Ajo goditje me kokë nga Xhaka ishte prej kalamani”.

Xhaka meriton të zëvendësohet vetëm për atë goditje tronditëse me kokë”.

Xhaka është mbrojtës profesionist që bën gabime javore prej kalamani. A jam duke e parë këtë vetëm unë”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 22:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori