Tifozët e Genk e teprojnë, thirrje raciste ndaj yllit të Liverpoolit (FOTO LAJM)
Fyerjet me përmbajtje raciste po vazhdojnë të dominojnë në kompeticionet e mëdha sportive.
Më e reja ka ndodhur para përballjes mes Liverpool-Genk, ku është vendosur një banderolë me mesazh fyes dhe
racist ndaj sulbuesit të
Liverpoolit, Divock Origi.
Klubi londinez ka bërë të ditur se kanë qenë
tifozët e tyre, ata që kanë marrë masa të menjëhershme duke e larguar, ndërsa ka kërkuar nga organet përgjegjëse të identifikojnë autorët.
"Për të qenë e qartë, imazhi i përdorur përjetësoi një stereotip
racist. Ky është plotësisht i papranueshëm. Ne kemi vepruar me shpejtësi për ta hequr flamurin dhe tani jemi duke punuar me autoritetet lokale dhe ekipin e stadiumit në Genk për të identifikuar ata që janë përgjegjës", thuhet në reagimin e klubit.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 10:13