Tifozët e Napolit i drejtohen presidentit: Paratë e lojtarëve dërgoji në Shqipëri (FOTO LAJM)
Te Napoli është hapur prej disa kohësh një luftë e madhe mes
lojtarëve dhe presidentit De Laurentis. Ky i fundit kërkoi një mbledhje me ekipin pas një periudhe krize dhe ndeshjeve zhgënjyese të
Napolit, por nuk mori përgjigjen e duhur. Të gjithë
lojtarët nuk e pranuan mbledhjen dhe u shpërndanë në shtëpitë e tyre.
Kjo solli edhe nervozizmin e presidentit, që ka bërë gati gjobat për
lojtarët dhe uljen e rrogave në muajt pasardhës. Gjithashtu edhe
tifozët e
Napolit kanë dalë kundër
lojtarëve të tyre, duke i quajtur mercenarë. Ndërkohë në orët e fundit, po këta tifozë i janë drejtuar De Laurentis duke u shprehur se ato para të gjobave për
lojtarët t’i dërgojë në
Shqipëri pas katastrofës që ka ndodhur në tokën tonë.
Shtuar më 27/11/2019,
ora 14:15