Ishte minuta e 27 e pjesës së dytë të ndeshjes Juventus-Chievo kur Antonio
Conte futi në fushë Carlos Tevez për të nxjerrë jashtë saj Sebastian
Giovincon. Menjëherë pas kësaj erdhën vërshëllimat e një pjesë të tifozëve në "Juventus Stadium", gjë që solli edhe reagimin e sulmuesit juventin.
Për të
ndalur të gjithë këtë ishte vetë tekniku i Zonjës së Vjetër, i cili e përqafoi numrin 12 dhe filloi të ulërasë kundrejt tifozëve duke e bindur Giovinvon të ulet në pankinë dhe ti kthejë vërshëllimat në duartrokitje. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2014,
ora 11:01