Tifozi hedh abonimin 1-vjeçar për të parë Chelsean (FOTO LAJM)

Chelsea u shkatërrua 6-0 nga Manchester City duke humbur vendin e katërt në Premier League.

Një tifoz i skuadrës blu ka hedhur abonimin vjetor në fushë në shenjë pa kënaqësie për rezultatin dhe gjendjen aktuale të skuadrës.

Një sigurim në fushë shihet duke e larguar kartelën që një tifoz i Chelseat e gjuajti te futbollistët e skuadrës së tij.

Kjo ishte humbja më e thellë e Chelseas në 28 vjetet e fundit dhe hera e parë që skuadra humb tri ndeshje në transfertë duke mos arritur të shënojë. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori