Tirana dhe Partizani falin xhumanë para derbit (FOTO LAJM)

Tirana
Pëlqej
Jemi vetëm pak orë para derbit të kryeqytetit Tirana-Partizani dhe ethet e supersfidës ndjehen kudo.

Edhe pse në "Qemal Stafa" nuk do të ketë asnjë tifoz, ndeshje të tilla përjetohen gjithmonë me shumë emocione.

Diçkaje të tillë nuk i kanë shpëtuar as futbollistët e të dy skuadrave që mesditën e sotme janë parë duke falur namazin e xhumasë (së premtes) në xhaminë e Ethem Beut dhe në atë të Selitës.

Bardheblutë kanë preferuar xhaminë në qëndër, ndërsa "Demat e Kuq" periferinë e kryeqytetit.

Derbi Tirana-Partizani starton në ora 19:00. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori