Tirana nuk ndalet në merkato, firmos me sulmuesin e kombëtares finlandeze (FOTO LAJM)

Tirana ka bërë një tjetër goditje në merkaton e janarit.

Klubi kryeqytetas ditën e sotme ka zyrtarizuar nënshkrimin me sulmuesin e kombëtares së Finlandës dhe ish-futbollistin e kampionëve të Helsinkit, Tim Vairien.

Futbollisti do të jetë pjesë e Tiranës për një vit e gjysmë.

Njoftimi zyrtar nga Tirana:

Mirësevjen Tim Väyrynen!

KF Tirana njofton goditjen e re të transferimeve të Janarit. Tim Väyrynen ka qënë një ndër emrat me të cilët klubi është futur në negociata gjatë këtyre javëve. Ai firmosi sot duke u zyrtarizuar si lojtar i KF Tirana. Sulmuesi 27 vjecar vjen nga Finlanda dhe do të jetë pjesë e bardhebluve për 1 vit e gjysëm. Një emër i njohur për kampionatin Finlandez dhe pjesë e Kombëtares Finlandeze ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Tim lë skuadrën HJK Helsinki për t’ju bashkuar klubit më të madh Shqiptar.
Shtuar më 18/01/2021, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori