Tirana-Partizani, derbi i 3 "ish"-ëve (FOTO LAJM)

Endri Vrapi - Partizani
Pëlqej
Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, është më i ndjeri në Shqipëri, por në ndryshim nga vende të tjera, kryesisht ballkanase, rivaliteti nuk i kalon kufijtë sportivë dhe prania e futbollistëve që kanë veshur fanellën e të dyja ekipeve, apo trajnerëve që janë ulur në stolet respektive ka qenë pjesë e këtij derbi, që nga koha e të madhit Panajot Pano, aq sa kjo sfidë gjithmonë e ka pasur një ish në fushë.

Dhe derbi i nesërm, në këtë aspekt mbetet i njëjtë, madje lista e emrave që kanë veshur fanellat e të dyja ekipeve është "ngushtuar".

Te Partizani e kemi një ish të freksët, si Endri Vrapi që firmosi për të kuqtë vetëm në ditën e fundit të merkatos. Por mbrojtësi dhe vjet në fakt ishte një ish, pasi karrierën e ka nisur pikërisht si i "Kuq", me Partizanin.

Në radhët e bardhebluve, dy futbollistët që kanë veshur fanellën e kuqe, janë Erando Karabeci dhe Bakaj. 27 vjeçari u formua gjithashtu te Partizani, por në ndryshim nga dy të tjerët veshi ka luajtur dhe me ekipin tjetër të kryeqytetit Dinamon.

Dhe ish-i i fundit por ndoshta më i rëndësishmi është Erando Karabeci, që u formua te Partizani, por u bë më shumë i njohur te bardheblutë.

Të tre këta futbollistë kur të zbresin në fushë këtë të premte do të kenë mbi vete dhe nga një copëz historie të së kaluarës si kundërshtarë, por në fund të fundit Derbi i Kryeqytetit është i bukur dhe për këtë anë të tij. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori