Tirana viziton shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një përfaqësi e Tiranës ka vizituar shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" në kryeqytet ku është bërë një akt-dhurimi , ashtu siç ishte premtuar edhe më parë. Trajneri Gugash Magani, kapiteni Ervin Bulku si dhe dy futbollistët Erando Karabeci e Gentjan Muca kanë qenë të pranishëm në këtë paradite speciale dhe kanë shpërndarë dhuratat. Jo vetëm kaq, por tre lojtarët kanë bërë fotografi dhe kanë mundësuar disa momente mjaft të vecanta me fëmijët, që ishin mjaft të lumtur përkrah tyre.

DONACIONI - Paratë e grumbulluara nga shitja e biletave në tribunat A dhe B, të ndeshjes me Apoloninë, janë akorduar për një donacion bamirësie në shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli". Pas një rakordimi mes drejtuesve të Tiranës dhe të shtëpisë së fëmijës u mendua që donacioni të bëhej në mënyrën më efikase të mundshme. Fëmijët kishin nevojë për veshje dhe klubi i Tiranës ua mundësoi diçka të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 15:22
MARJANA SAKOLLI
e Enjte 13 Nëntor 2014, Ora 22:10
DESHIROJ TE BIRESOJ NJE FEMI SI MUND TA BEJ KETE GJE??????
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori