"Togeri" Van Gaal, stërvitje "ushtarake" për United (FOTO LAJM)

Pas 6 javësh kampionat Manchester United numëron vetëm 8 pikë duke qëndruar 8 pikë larg Chelseat kryesues. Një distancë që askush nuk e kishte menduar më parë duke parë edhe merkaton shumë të pasur që bënë "Djajtë e Kuq" gjatë merkatos së verës.

Personi më në presion në "Old Trafford" është tekniku holandez Louis Van Gaal, i cili po e ve në rrezik postin e tij nëse vijohet me rezultate negative. Për këtë arsye ai ka vendosur të kryejës seanca stërvitore shumë të lodhshme për futbollistët e tij në mënyrë që paraqitja e tyre në fushën e lojës të jetë sa më bindëse dhe pa luhatje.

E tillë ka qënë edhe stërvitja e fundit ku futbollistët janë parë si trupa ushtarake, ndërsa Van Gaal si një toger që jepte urdhërat. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2014, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori