Të gjithë fansat e futbollit, të shtunën në orën 18:00 do të mbajnë frymën në "Camp Nou" për të ndjekur Barcelona-Real Madrid, "El Clasico" e parë për këtë sezon. Përveç 90 mijë tifozëve në Katalunjë, kjo ndeshje do të tërheqë vëmendjen e 400 milionë tifozëve të tjerë, që do ta ndjekin drejtpërdrejtë këtë ndeshje nga ekrani.
Dy skuadrat ndajnë një
rivalitet të hershëm, që është përshkallëzuar më shumë pas Luftës së Dytë Botërore. Ato nuk përfaqësojnë
thjesht dy skuadra, është 90 minuta
rivalitet mes dy rajoneve, Katalonjës dhe Kastiljanëve.
Por kush janë ndeshjet më të
zjarrta në botë, që ia vlen të shihen, të paktën 1 herë në jetë. Pjesa më e madhe e specialistëve kanë bërë një listë me 10 ndeshjet më të
zjarrta, që sigurisht nuk përfaqëson një rënditje domosdo absolute. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013,
ora 18:55