Wayne Rooney është futbollisti më i pasur i Premier League-s. Sulmuesi i Manchester United zotëron një pasuri prej 51 milionë sterlinash, sipas "Sunday Times Sport Rich List". Bomberi anglez le pas shokun e skuadrës Rio Ferdinand me 9 milionë më pak.
Por sipas të njëjtit burim, Rooney së bashku me bashkëshorten e tij Coleen zotëron një pasuri 13 milionë më të madhe, 64 milionë paund.
Pas tyre vijnë Owen, Giggs, Lampard dhe Gerrard, ndërsa Robin Van Persie duket se është më i "varfëri" me 12 milionë paundpasuri. /albeu.com/