Top 10 lëvizjet më të bujshme të verës (FOTO LAJM)

1. GARETH BALE – Real Madrid (100 mln euro)


Një verë tepër aktive dhe me transferime mjaft të bujshme ku, pavarësisht tentativës për të respektuar "fair play"-n financiar, nuk kanë munguar lëvizjet rekord. Sivjet u krye edhe transferimi më i shtrenjtë në histori, kur Gareth Bale kaloi nga Tottenham te Real Madrid për 100 milionë euro. "Los Blancos" kanë qenë gjithashtu protagonistë me blerjen e Iscos për 30 milionë euro, mesfushori që u kërkua me ngulm nga thuajse çdo klub prestigjioz i Europës.

Ndërkohë, ditën e fundit ka qenë surprizues lajmi i transferimit të Mesut Ozil nga madrilenët tek Arsenali për 45 milionë euro, plus pesë të tjera bonus.

Mes dhjetë transferimeve më të bujshme, spikat ai i Edinson Cavanit te PSG-ja për 64 milionë euro, apo Radamel Falcao te Monaco për 60 milionë, duke konfirmuar potencialin financiar të klubeve franceze. Bayern Munchen gjithashtu ishte mjaft aktiv, ku në majën e listës është pa diskutim Mario Gotze, jo vetëm për kualitetin e lojtarit, por edhe për faktin se ua morën rivalëve historik të Borussia Dortmund. Neymar te Barcelona gjithashtu nuk mund të mungonte, kur Barcelona fitoi rivalitetin me Real Madrid, duke e marrë për 57 milionë euro.

Italia mund të krenohet me prurjet e bomberave, pasi ka "fituar" Gonzalo Higuain, Carlos Tevez dhe Mario Gomez. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2013, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori