Top 11 i momentit në Serie A (FOTO LAJM)

Trajner: Rudi Garcia - Roma
Duke përfituar nga pushimi i kampionatit për shkak të ndeshjeve eleminatore të Kombëtareve, portali italian "Calciomercato.com" ka bërë një një skaner të futbollistëve që kanë ardhur gjatë merkatos së verës në Serie A, duke dizenjuar edhe formacionin e më të mirëve dhe atë të dështakëve.

Top 11 dominohet nga Roma kryesuese me 4 futbollistë dhe trajnerin Rudi Garcia, e ndjekur nga Napoli i Rafa Benitez me tre futbollistë: Albiol, Callejon e Higuain. Ky i fundit formon edhe dyshen e sulmit së bashku me juventinin Carlos Tevez.

Ndërsa mes të rinjëve që kanë bërë një start shumë të mirë në kampionatin italian të futbollit janë edhe kroati Vrsaljko i Genoas si dhe talenti argjentinas i Hellas Verona, Iturbe. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori