Top 11 më i shtrenjtë në futboll (FOTO LAJM)

David De Gea (Manchester United) £22.19m
Merkatoja e futbollit ka filluar vrullshëm në kampionatet më të forta të Europës. Emra të shumtë, talente, lojtarë klasi por edhe shifra marramëndëse. E tillë është tabloja në këtë fillim-qershori në botën e sportit më popullor në botë. Disa lëvizje interesante janë bërë tashmë por të tjera akoma edhe më të mëdha priten të bëhen deri më 31 gusht, kohë kur përfundon edhe merkatoja.

Duke parë këtë gjë Qëndra e studimeve "Football Observatory" në Zvicër ka dizenjuar edhe Top 11 më të shtrenjtë në Europë, bazuar në vlerën që mbart kartoni i tyre në merkato. Barcelona është ekipi që ka më shumë lojtarë të saj në këtë formacion, 4 të tillë me Lionel Messin që është edhe futbollisti më i shtrenjtë, dhe pas tyre vjen Real Madrid me 2, Manchester 1, Chelsea 1, Bayern Munchen 1, Napoli 1 dhe Tottenham 1.

Në total, Top 11 ka një vlerë prej 564.15 milionë sterlinash. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2013, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori