Top 11 transferimet më të shtrenjta të kësaj vere (FOTO LAJM)

Luis Suarez (Liverpool-Barcelona) - 88 milionë euro
Pëlqej
Është folur dhe po flitet shumë për transferimin e bujshëm të Luis Suarez nga Liverpool te Barcelona apo për transferimin e James Rodriguez nga Monaco te Real Madrid, por merkatos shumë të "nxehtë" të kësaj vere i është bashkuar edhe Angel Di Maria, që për 75 milionë euro la Real Madridin për t'iu bashkuar Manchester United (blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez).

Nga 100 milionë eurot e paguara verën e shkuar nga Real Madrid për Gareth Bale, ne kemi tejkaluar barrierën e 80 milionë eurove dy herë.

Luis Suarez pati jo pak probleme gjatë Botërorin "Brazil 2014", ku pas kafshimit ndaj Chiellinit mori një dënim të rëndë nga FIFA, por këto probleme nuk e ndaluan Barçën të shpenzojë plot 88 milionë euro për kartonin e tij, që përbën dhe shumën më të shtrenjtë deri tani.

Gjithmonë i kujdesshëm për të mos mbetur pas nga rivali i tij i përjetshëm, Real Madrid ka shpenzuar 80 milionë për James Rodriguez, një tjetër yll i Kupës së Botës.

David Luiz nuk do t’i mungojë Jose Mourinhos te Chelsea, por Paris Saint Germain shpreson që 49.5 milionë eurot e shpenzuara për brazilianin, që mbetet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, të jenë një investim i mirë.

"Blutë" e Londrës nga ana e tyre, kanë riinvestuar 44 milionë euro për të marrë Diego Costan nga Atletico Madrid.

Në vend të 6-të gjejmë Alexis Sanchez, që këtë verë u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit. Kiliani është ndjekur nga Luke Shaw, adoleshenti më i shtrenjtë i historisë së futbollit, për të cilin Manchester United ka pranuar të paguajë 37.8 milionë euro.

Shok skuadre i Shaw te "Djajtë e Kuq", Ander Herrera është në vendin e 8-të. Athletic Bilbao ka futur në arkën e klubit 36.5 milionë euro për të dhënë lojtarin, ndërsa Cesc Fabregas pozicionohet në vendin e 9-të për kthimin e tij në Premier League. Chelsean e gjejmë edhe në vendin e 10-të me shitjen e Romelu Lukakut, i cili iu bashkua Evertonit për një një shumë rekord për ekipin anglez.

Adam Lallana është i fundit në Top 11. Ai la Southampton për Liverpoolin kundrejt shumës 31.5 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori