Top 5 Ligat e Europës: Ja kush shpallet kampion (FOTO LAJM)

Serie A: ROMA
Pëlqej
Roma do të fitojë Serie A, duke lënë pas në rënditje Juventusin dhe Fiorentinën. Ky është parashikimi i disa studiuesve të një observatori futbolli kur është luajtur vetëm një javë e kampionatit italian. Për grupin e kërkuesve, që bën pjesë në qendrën ndërkombëtare të studimeve në sport, një fondacion privat ky i atashuar në universitetin e Neuchatel në Zvicër, trajneri francez Rudi Garsia do të arrijë të triumfojë në krye të verdhekuqve, ndërsa Massimiliano Allegrit dhe Vincenzo Montellas do t’u duhet të kënaqen me shkallët më të ulëta të podiumit.

Parashikimi i renditjes përfundimtare të Serie A, shpjegon observatori, është frut i një analize të thellë që ka marrë në konsideratë tri zona të ndryshme të studimit: Statusin e lojtarëve, koezionin e skuadrës si dhe ambiciet e klubit.

Duke bashkuar të dhënat, është zbuluar se Interi nuk do të kualfikohet ndoshta as në Europa League, duke përfunduar në vendin 6, pas Milanit dhe Napolit. Edhe më poshtë pozicionohet Lazio e Piolit, ndërsa në zonën e ftohtë do të renditen Empoli, Chievo dhe Cesena.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për një parashikim, që ky Observator e ka shtrirë edhe në kampionatet e tjera të forta europiane.

Sipas zvicëranëve, në Angli titullin e fiton Chelsea, në Spanjë Barcelona, në Francë Paris Saint Germmain dhe në Gjermani Bayern Munchen. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori