Top 6 sulmuesit më produktiv në Europë (FOTO LAJM)

Mario Gomez - Bayern Munchen: 1 gol çdo 68 minuta
Messi dhe pastaj Ronaldo, apo Ronaldo dhe pastaj Messi?! E tërë bota e sportit është e ndarë në dysh kur duhet të vendosë se kush është më i miri në botë, pasi ylli argjentinas dhe ai portugez mbeten pa dyshim më të mirët. Por statistikat tregojnë që mbi këtë dyshe qëndron sulmuesi i Bayern Munchen, Mario Gomez.

Golat bëjnë diferencën dhe në këtë pikë bomberi gjerman duket superior ndaj dy yjeve të futbollit botëror. Sezonin e kalaur Super-Mario ishte në duel me Messin përsa i përket golashënuesit më të mirë të kompeticionit, duke përjetuar ndshta sezonin më të mirë në karrierë. Por gjërat shumë shpejt ndryshuan, dhe në mënyrë drastike, për të mbërritur në këtë gjysmëfinale ndaj barcelonës ku prej tij pritet shumë.

Mungesa e Mario Mandzukiç për sfidën e sotme kundër Barcelonës është ndoshta mundësia më e mirë për sulmuesin e përfaqësueses gjermane të tregojë edhe një herë forcën e tij. Dhe të mendosh që Gomez ka luajtur 1.105 minuta këtë sezon në 17 ndeshje të Bundesligës, tre të kupës së Gjermanisë, 5 të Champions League dhe një me kombëtaren, duke shënuar 15 gola, 6 prej të cilëve në tre ndeshjet e fundit.

Me këto shifra numri 33 i Bayern ka realizuar gol në cdo 68 minuta, duke pasur rekordin në Europë. Messi ka shënuar një gol çdo 75 minuta, ndërsa Ronaldo një në çdo 88 minuta.

Ndërkohë pjesa tjetër e sulmuesve me peshë në evropë janë larg, pasi Oscar Cardozo i Benficas ka një ecuri me një gol çdo 92 minuta, ndërsa Ibrahimovic e Falcao një rrjet në çdo 110 minuta.

Me shifrat në dorë Bayern ka një armë më shumë ndaj Barcelonës, mbrojtja e arnuar e të cilës duhet të bëjë kujdes ndaj vrasësit të portës, që kërkon të kundërpërgjigjet për minutat e pakta me rekordin në fushë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2013, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori