"Topi i Artë", Barça mbërrin në Zyrih (VIDEO-FOTO)

Ronaldo dhe Cafu në Zyrih
Kur duhen edhe afërisht 4 orë nga starti i mbrëmjes gala në Zyrih të Zvicrës ku do të mësohet fituesi i "Topit të Artë 2012", "Trajneri i vitit", "Goli i Vitit" si dhe "Formacioni i Vitit", pjesëtarët e Barcelonës kanë mbërritur tashmë në qytetin helvet në pritje të fillimit të ceremonisë.

Messi, Xavi, Iniesta, Dani Alves, Pep Guardiola si dhe yje të tjerë të botës së futbollit janë fotografuar në rrugët e Zyrihut të qetë dhe të "ngacmuar" nga fansat e shumtë.

Përpos kandidatëve për çmimet, në hotelin ku do të mbahet ceremonia kanë qënë të pranishëm edhe dy yjet e futbollit brazilian dhe jo vetëm: "fenomeni" Ronaldo dhe Cafu, bashkë me ta edhe ylli i Santos Neymar. /alëbeu.com/

Shtuar më 07/01/2013, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori