Gareth
Bale mund të quhet tashmë një futbollist i Real Madrid. Madrilenët dhe
Tottenham gjetën akordin për 93 milionë sterlina për transferimin e uellsianit në "Santiago Bernabeu" dhe tashmë skuadra londineze po kërkon përforcime të tjera në mënyrë që largimi i 24-vjeçarit të mos ndjehet aspak. Përveç blerjeve të Soldado, Paulinho, Capoue dhe Chadli, "Spurs" kërkojnë të sjellin në "White Hart Lane" edhe emra të tjerë të spikatur si:
Willian,
Lamela dhe Coentrao.
Të shtatë lojtarët në total kushtojnë 117 milionë, (
Lamela dhe
Willian 60 milionë) më shumë se çfarë do të përfitojnë nga
Bale duke ndërtuar një
ekip simpatik dhe kompetitiv, i cili do ti fuste frikën çdo kundërshtari në Premier League dhe jo vetëm.
Kur Andres Villas Boas mori drejtimin e "Gjelave" të Londrës sezonin e shkuar kishte një
ekip krejt tjetër, ndërsa të shtunën përballë Swansea duket se do të ketë një
ekip plotësisht të rinovuar. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2013,
ora 18:22