Tre fajtorët e rrënimit të Milan (FOTO LAJM)

Trajneri - Fajtori i parë është tekniku i kuqezinjve, Massimiliano Allegri, i cili nuk arriti dot t’i japë një identitet një ekipi që identitet nuk kishte. Kjo është dhe arsyeja që shpjegon se pse skuadra që fitoi titullin në sezonin e parë me Allegrin, në stol nuk prodhonte një lojë spetakolare. Boateng në rolin e Pirlos nuk kishte të njëjtën “magji”, por sipas trajnerit, mbase i “dehur” nga suksesi i parë, ish-mesfushori nuk ishte më i përshtatshëm për lojën e kuqezinjve. Kalimi te Juventusi e përgënjeshtroi.


Në katër ditë, Milani ka gjetur tre fajtorët kryesorë për të shpjeguar rezultatet e dobëta dhe shpërthimin e papritur të mediokritetit, që po karakterizon ecurinë e deritanishme të një skuadre që "fut ujë" nga të gjitha anët.

Humbja e fundit kundër Barcelonës pasqyron imazhin "provincial" që kanë marrë kuqezinjtë, dikur një rival tepër i frikshëm për çdo skuadër në Champions League, ndërsa tani një ekip pa identitet. /albeu.com/


Shtuar më 10/11/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori